Rritet numri i të sëmurëve me turbekuloz në Shqipëri

Sëmundja e turbekulozit është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën, ku çdo vit vazhdojnë të sëmuren miliona njerëz. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndet...

Sëmundja e turbekulozit është një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën, ku çdo vit vazhdojnë të sëmuren miliona njerëz.

Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, vetëm vitin e kaluar janë shtuar 10 milion raste, ndërsa kanë humbur jetën 484 mijë njerëz.

Ndërkohë që për Shqipërinë shkruhet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit 2018 ishte 440. Të dhënat tregojnë sakaq se 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.

Raporti Global përfshin tendencat në incidencën e TB dhe vdekshmërinë, të dhëna për zbulimin e rasteve dhe rezultatet e trajtimit për TB, TB me rezistencë ndaj multidrugëve (MDR-TB), TB / HIV, parandalimin e TB, mbulimin universal të shëndetit si dhe financimin.

Numri i të prekurve nga kjo sëmundje sidomos në vendin tonë ka qenë në rritje, kjo sipas raportit global, e cila shkruan se ndonëse është zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit./old.apel.media