Rritet çmimi i vizave për shtetasit nga Kosova për në zonën Shengen

Nga data 2 e muajit shkurt, të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë shengen do të jenë të detýruar të paguajnë taksë 33,3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro dhe jo 60 sa është aktualisht.

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen. Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE-së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta impelmentojnë në periudhën e njëjtë.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregulloreje të re që do të implementohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesim të vizave, në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar. Në kodin e ri, gjithashtu, thuhet se taksa për vizë do të diskutohet çdo tre vjet, nëse çmimi të mbetet i njëjtë apo të ndryshohet./apel.media