Bilanci i viktimave të tërmetit është rritur, duke e çuar në 26 numrin e personave që kanë humbur jetën.
Fatkeqësisht mësohet se në orët e para të mëngjesit janë nxjerrë nga rrënojat babë e bir, të cilë nuk kanë mbijetuar dot.
I riu Klement Çupi, fillimisht ka dhënë shenja jete, por më pas është ndarë nga jeta.
Ndërsa i ati, Hajredin Çupi 67 vjeç nuk ka mundur të shpëtojë. Kelement Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar, e çojnë në 26 numrin e viktimave.
Dyshohet se nën këto rrënoja mund të ketë edhe 4-7 persona të tjerë./apel.media