Rrëzohet në Mesdhe aeroplani ushtarak amerikan, raportohen 5 të vdekur

Pesë ushtarë amerikanë kanë vdekur pasi  një avion ushtarak u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një stërvitjeje, tha sot Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane (EUCOM).

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, avioni që transportonte pesë ushtarët u rrëzua vonë të premten në mbrëmje teksa po kryente një stërvitje karburanti.

Ushtria njoftoi rrëzimin të shtunën dhe tha se shkaku ishte duke u hetuar, por nuk kishte asnjë indikacion se aktiviteti i armikut ishte i përfshirë.

Ushtria tha të dielën se “përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit filluan menjëherë, duke përfshirë avionët dhe anijet ushtarake amerikane aty pranë”.