Një avion i kompanisë Bek Air i cili kishte 100 persona në bord është rrëzuar në Kazakistan.
Aksidenti ajror mori jetën e 15 personave ku 6 prej tyre ishin fëmijë. Ky avion ishte nisur nga qyteti i madh i Almaty drejt kryeqendrës Nursultan. Ai ka humbur kontrollin pak pas ngritjes e më pas është përplasur me një strukturë betoni duke goditur kështu ndërtesën dykatëshe.
Thuhet se mjeti i përfshirë në këtë incident, Fokker-100, kishte gati 24 vite në përdorim dhe se kompania e cila e ka prodhuar kishte falimentuar ne 1996, duke bërë që prodhimi i aeroplanëve të tillë të ndalohet një vit më vonë.
Ndërkohë Komiteti shtetëror në Kazikistan ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet me këtë lloj aeroplani derisa e gjithë ngjarja të zbardhet dhe hetimet të kenë përfunduar./apel.media