Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës se re/ Zbardhen projektrezolutat që u votuan sot në Kuvend

Zbardhet votimi mbi projektrezolutat e miratuara ditën e sotme në Kuvend, ku maxhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta. Po ashtu, mësohet se maxho...
Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës se re/ Zbardhen projektrezolutat që u votuan sot në Kuvend
Foto: Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës se re/ Zbardhen projektrezolutat që u votuan sot në Kuvend

Zbardhet votimi mbi projektrezolutat e miratuara ditën e sotme në Kuvend, ku maxhoranca me ndihmën e votave të opozitës së re ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta. Po ashtu, mësohet se maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër nismën e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Mylsym Murrizi për të realizuar procesin e Lustracionit të personave të kanë shërbyer gjatë regjimit komunist. Ndaj kësaj nisme është votuar me 30 vota pro, ndërsa 6 deputetë ishin abstenim.

Projektligji “për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”, është hequr nga kalendari i punimeve të Kuvendit për shkak se nuk ka arritur të miratohet as në parim.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Rrëzohen dy dekretet e Presidentit Meta:

Maxhoranca me ndihmën e deputetëve të opozitës ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, që kanë të bëjnë me nismën “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

Ndërkohë, nisma e shërbimit të pagesave mori 89 vota kundër nga deputetët e Partisë Socialiste dhe nga përfaqësuesit e opozitës, ndërkohë që 14 deputetë kanë votuar pro saj dhe 7 kanë abstenuar.

Mes të tjerash, është rrëzuar me 85 vota kundër, 16 vota pro dhe 8 vota abstenim dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano, Durrës.
Po ashtu, tri aktet normative të qeverisë kanë marrë mbi 90 vota në parlament, ndërsa edhe pjesa tjetër e ligjeve të shumicës ka marrë konsensusin edhe të opozitës parlamentare.