“Rreth 200 banorë të Panaritit, të izoluar nga bora”, deputeti ‘shuplakë’ Bashkisë Korçë: Lënia prej një jave në mëshirë të fatit, krim i mirfilltë

Rreth 200 banorë të fshatit Panarit në Korçë vijojnë të mbeten të bllokuar prej më shumë se një jave për shkak të reshjeve të dëndura të dëborës.

Bëhet fjalë për 40 familje, të cilat megjithse kanë mbetur të bllokuara në një perjudhë pandemie, ku lind edhe nevoja për trajtim mjekësor, nuk iu është ofruar asnjë lloj ndihme prej ditësh.

Për këtë situatë ka reaguar edhe deputeti i opozitës, Andi Përmeti. Deputeti e cilëson si krim të mirfilltë lënien e këtyre banorëve në mëshirë të fatit nga Bashkia e Korçës.

Reagimi i plotë i Përmetit:

Papergjegjshmeria e nje bashkie fasadash.

Gazetaret Xhensil Shkëmbi  (Euronews Albania) dhe Artin Halili  (A2CNN) na paraqiten situaten e renduar te banoreve te Panaritit. Rreth 200 banore te 40 familjeve jane te bllokuar prej me shume se nje jave nga debora ndersa bashkia Korce nuk merr asnje mase per hapjen e rruges.

Nuk perben ndonje cudi tendenca e bashkise Korce per te mos kryer asnje pune neqoftese nuk behet fjale per ndonje fasade te bukur qe mund ta shes shtrenjte mediatikisht, por ne kete rast moshapja e rruges dhe lenia ne meshire te fatit te 200 banore te Panaritit perben nje krim te mirefillte qe mund te sjell pasoja te renda. Ne kete rast behet fjale per jete njerezish, ne nje kohe te veshtire pandemie, 200 banore jane te bllokuar, ne nevoje ilacesh, ne nevoje mjekimi dhe mbase ne rast fatkeq ne nevoje urgjence mjekesore. A mban njeri pergjegjesi per rastet e mesiperme?

Keqardhje e madhe sesi nje nga bashkite me buxhetin me te madh ne Shqiperi nuk siguron minimumin per banoret e saj.

E bukura eshte e bukur por jeta e njeriut duhet te jete prioritet mbi prioritetet.