Rrëmujë në zyrat e aplikimit – Qytetarët mbajnë radhë për të rinovuar ID-të

Mjetet e identifikimit, të cilat skadojnë brenda vitit 2019, u kanë lënë qytetarëve vetëm 18 ditë kohë për të aplikuar në mënyrë që t’i rinovojnë ato.

Ky fakt ka bërë që në qytetin e Vlorës, të ketë edhe një fluks të shtuar të qytetarëve, të cilët duan të marrin shërbimin në fjalë.

Qytetarët  nga ana e tyre ankohen dhe bëjnë thirrje që të merren masa dhe të shtohen sportelet e aplikimit  pasi ka shumë fluks.

E njëjta situatë  është edhe në Berat, ku qytetarë të shumtë mbajnë radhë për të rinovuar mjetet e identifikimit./apel.media