Rrëmbehet 34 vjeçarja në Kosovë, policia jep detaje tronditëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se për rrëmbimin e një 18-vjeçare dje janë arrestuar H.M 20 vjeç dhe G.B 21 vjeç, ndërsa më vonë është zbuluar se ajo ka qenë viktimë e dhunimit, akuzë për të cilën ka rënë në pranga i dyshuari B.M, 34 vjeç.

Policia njofton se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë dy persona, H.M dhe G.B, dyshohet se e kanë rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilët me forcë e kanë futur në veturë dhe i kanë ushtruar dhunë në forma të ndryshme, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton Policia, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa, në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë mbështetur në deklaratën e viktimës, kanë arritur të zbulojnë se viktima muaj më parë është dhunuar nga i dyshuri B.M, 34 vjeç.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale. Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’”, njofton Policia.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /GazetaExpress