Rrëfehet reperi shqiptar- Kur isha fëmijë jetoja nëpër kampe, jam marrë edhe me ”pisllëqe”

Reperi Orges Qato, i njohur me pseudonimin “Alores’  ka rrëfyer në një intervistë rrugëtimin e tij të vështirë deri më sot. Ai ka treguar pjesë të dhimbshme nga fëmijëria si dhe nga jetesa nëpër kampe.

Alores, thotë se është larguar nga vendi që kur ka qenë 11 vjeç dhe qysh atëherë ka jetuar nëpër kampe.

Ai ka folur gjithashtu edhe për faktin që dikur është angazhuar në aktivitete të jashtëligjshme.

Ai shprehet se ka hequr dorë tashmë nga ato që i quan ”pisllëqe” dhe nga jeta e rrugës.

“Kam ik 11 vjeç nga Shqipëria, ishte e vështirë atëherë sepse kemi jetuar nëpër kampe. Në Itali ka qenë eksperienca më e keqe. Unë luaja futboll, kemi qenë në kampe. Unë s’kisha parë kampe me sytë e mi”, tha ndër të tjera ai, teksa sqaroi se për tre vjet bashkë me familjen kishin qendruar nëpër kampe derisa ishin stabilizuar fatmirësisht në shtetin danez,“ tha reperi./apel.media