Rrahu motrën e tij, arrestohet 30-vjeçari nga Dibra

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka rrahur motrën e tij. Në momentin e shoqërimit në komisariat, i riu ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë. Njoftimi i plotë i...
Rrahu motrën e tij, arrestohet 30-vjeçari nga Dibra
Foto: Rrahu motrën e tij, arrestohet 30-vjeçari nga Dibra

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka rrahur motrën e tij.

Në momentin e shoqërimit në komisariat, i riu ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Dibër

Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materalet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.