Rrahu gruan e kushëririt, policia e Devollit jep detaje: Tentoi ta vriste me thikë

Një grua u shpëtua nga duart e një vrasësi. Një person është vënë në pranga në Devoll pasi ka tentuar të godasë me thikë bashkëshorten e kushëririt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ponçarë të Devollit. Një person me iniciale J.Z. ka goditur me grushta bashkëshorten e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait), duke e plagosur atë në pjesën e fytyrës.

Ai ka marrë në dorë një thikë dhe ka tentuar ta godasë në trup. E plagosura u dërgua në spitalin e Bilishtit ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nga ana e komisariatit të Devollit u bë arrestimi i autorit për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.