Ronaldo i drejtohet Lukakut: Serie A është liga më e vështirë në botë

Pas transferimit të bujshëm të Lukakut për 85 mln € tek skuadra e Inter-it, Cristiano Ronaldo i ka treguar sulmuesit belg se sa e vështirë është luash në Serie A.

Lukaku dhe Ronaldo janë kryesuesit e listës së golashënuesve më të mirë në Serie A, por sulmuesi belg mori një paralajmërim nga CR7 për ashpërsinë e kampionatit.

 

Në një intervistë të gjerë për New York Times, Lukaku u shpreh:

“Ai më tha që kjo është liga më e vështirë në botë në aspektin mbrojtës.

Ai mu drejtua se do të shënonte gola kudo, por ky ishte vendi më i vështirë për ta bërë këtë gjë. Dhe nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë vërtet kështu.

Këtu është më e vështirë se në Angli. Futbolli atje është më invensiv, por në Itali gjithçka është model i lojës”.

 

Por këto fjalë nuk kanë ndikuar tek Lukaku, pasi ai nuk duket sikur ka shumë vështirësi për të gjetur golin. 26-vjeçari ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje, dy më shumë sesa ka arritur Ronaldo. Belgu gjithashtu krenohet me vendin e tretë në raportin më të lartë të golave për ndeshje në dekadën e fundit të Serisë A. /apel.media