Ronaldo Fenomeni jep parashikimin për fituesin e “Topit të artë”, ja kush e meriton sipas tij

Braziliani fitues i dy Topave të Artë, së fundmi ka vendosur të shprehë hapur opinion e tij se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit duke i surprizuar të gjithë. Teksa të gjithë kanë vendosur të zgjedhin midis Zhorzhinjos, Mesit, CR7 dhe Levandovskit, ish-ylli brazilian ka nominuar Benzeman si favoritin kryesorë për çmimin më të rëndësishëm individual. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ronaldo shkruan:

“Pa dyshim, kandidati im për “Topin e Artë” është Benzema. Sulmuesi më i mirë, nivel brutal për 10 vite dhe kampion mbi të gjitha. A nuk mendoni kështu”, shkruan Fenomeni.

Ndërkohë gara për “Topin e Artë” për këtë vit është shumë interesante pasi shumë janë që ta fitojë Mesi ndërsa një pjesë tjetër mendon se i takon Zhorzhinjos, por duhet të presim ende për të mësuar futbollistin më të mirë në botë.