Robin Haxhi Krasniqi nesër mbron titullin kampion bote

Robin Haxhi Krasniqi (79,3 kg) dhe Dominic Bösel (79,3 kg) nesër në Magdeburg do të kryqëzojnë për të dytën herë dorezat në duelin për titullin e kampionit të botës.

Duelin e parë e ka fituar Krasniqi me nokaut, ndëra revanshi fillon nesër (9. tetor) në ora 23:00 në GETEC ARENA në Magdeburg, njofton Diaspora Today.

Për shikuesit që duan të mbështesin Krasniqin në sallë duhet të dinë se vlejnë rregullat 3-G, që do të thotë se shikuesit duhet të jenë të vaksinuar, të shëruar nga Covid19 apo të testuar.
Krasniqi dhe Bösel kanë kaluar sfidën e matjes pasi që të dy në peshore sollën 79,3 kg! Tani çdo gjë është gati për duelin e madh i cili transmetohet duke filluar në ora 23:00 në televizioin e parë gjerman ARD, ndërsa në Kosovë mund ta ndiqni në Klan Kosova, por bëhet e ditur se mund të ketë transmetime edhe në programe të tjera.