Rinumërimi i kutive të 25 prillit, administrata zgjedhore nuk ka qenë e drejtë ne leximin e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pas verifikimeve të kryera në disa qarqe. Nga të dhënat e publikuara në faqen e KQZ, shih...
Rinumërimi i kutive të 25 prillit, administrata zgjedhore nuk ka qenë e drejtë ne leximin e votës
Foto: Rinumërimi i kutive të 25 prillit, administrata zgjedhore nuk ka qenë e drejtë ne leximin e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pas verifikimeve të kryera në disa qarqe. Nga të dhënat e publikuara në faqen e KQZ, shihet se një pjesë e deputetëve kanë marrë më shumë vota pas rinumërimit të kutive, ndryshe nga rezultati që u publikua menjëherë pas zgjedhjeve.

Raportohet se mbi 1 mije vota janë tjetërsuar duke kaluar nga një kandidat tek një tjetër. Numëruesit e Shkodrës duket se e kanë mbajtur me hatër kandidatin demokrat Zef Hila pasi i kanë dhënë 104 vota më shume sesa e meritonte. Ndërsa janë kujdesur te shtojnë votat Zef Hilës, nga ana tjetër të parit te listës Helidon Bushati i kanë hequr padrejtësisht 35 vota.

Në kampin rozë flamurin e votave të pamerituara e mban Eduard Shalsi me 80 me shumë, ndërsa më i penalizuari rezulton Fatmir Xhafa, të cilit i kane hequr 55 vota, të njëjtin fat ne listën e Tiranës rezulton te ketë edhe Belinda Balluku që rezulton me minus 34 vota. Me kryetarët e partive numëruesit nuk kanë guxuar shumë. Kryesocialistit Edi Rama i janë hequr padrejtësisht 11 vota, ndërsa kryedemokratit Lulzim Basha numëruesit janë munduar ti shtojnë 13 vota më shumë. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka humbur gjatë numërimit 6 vota, ndërsa Jozefina Topalli 13.

Sali Berisha nuk rezultoi te jete i preferuari i demokratëve ne garën për votat preferenciale, por mesa duket ai nuk ka qenë as i preferuari i komisionereve partiak, te cilët i kane hequr 21 vota.Komisionioni Qendror i Zgjedhjeve para gjashtë ditësh nisi hetimin e rezultatit te 25 Prillit. Verifikimi i votave preferenciale pritet te prodhoje surpriza pasi për herë të parë në këto zgjedhje elektorati kishte te drejte që krahas partisë te votonte edhe per kandidatin e pëlqyer. Frika se mos mbesin jashtë Parlamentit ka bërë që kandidatët te bëjnë te pamundurën per te siguruar vota, qofte edhe padrejtësisht.