Rinis procesi mësimor- Universiteti “Aleksandër Moisiu” ceremoni nderimi për 51 viktimat

Kanë kaluar gati dy javë nga tërmeti i fuqishëm që la pas 51 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra banesa të dëmtuara dhe disa institucione arsimore, pritet të rinisin mësimin nesër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, mësimi do të rinisë edhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Sipas  një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Senati Akademik  bën me dije se pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, procesi mësimor  do të  rinisë nesër më datë 9 dhjetor, në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Ndërsa mësohet se nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, universiteti do të organizojë një ceremoni nderimi, për 51 viktimat që humbën jetën./apel.media