Rindërtimi pas tërmetit/ Flet Zv.kryeministri Ahmetaj: Sot në çadra janë 157 familje, do ketë tre lagje të mëdha që do përfundojnë deri në vjeshtë

2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit ku mbetën 51 viktima, zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “Pa protokoll” bëri me dije se janë ende 157 familje të cilat jetojnë në çadra. R...
Rindërtimi pas tërmetit/ Flet Zv.kryeministri Ahmetaj: Sot në çadra janë 157 familje, do ketë tre lagje të mëdha që do përfundojnë deri në vjeshtë
Foto: Rindërtimi pas tërmetit/ Flet Zv.kryeministri Ahmetaj: Sot në çadra janë 157 familje, do ketë tre lagje të mëdha që do përfundojnë deri në vjeshtë

2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit ku mbetën 51 viktima, zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për “Pa protokoll” bëri me dije se janë ende 157 familje të cilat jetojnë në çadra.

“26 nëntori i 2019 do ngelet në historinë e Shqipërisë si një nga ditët më të rëndë e vështira për shkak të tërmetit të rëndë që i mori jetën 51 qytetarëve dhe dëmtoi në masë të madhe shumë familje. Dua ti rikthehem asaj data, po shihja me vëmendje fotot e Ramës dhe mu rikthyen të gjitha ato emocionet e vështira.

Është shumë e padrejtë që të politizosh një fakt. Qytetarët janë nga të gjitha trevat që banojnë në 11 bashki, janë kuksianë shkodranë. Trajtimi as nuk ka asnjë lloj gjase që të ishte me ngjyrë. Mbi 15 mijë familje që nuk ka fare lidhje as nuk i ka shkuar mendja njeriu se për kë votojnë. Mbi 15 mijë familje përfitojnë bonus që nga viti 2020, 2021, 2022 familjet do të përfitojnë bonus qiraje edhe sot. Procesi i rindërtimit ka ecur me shumë shpejtësi edhe si një program investimesh publike. Ka ecur me shpejtësi në të gjitha shtyllat e veta, rindërtimi i gjithë ambienteve arsimore, shkolla kopshte, çerdhe.

Janë 167 shkolla, 97 prej tyre janë nga buxheti i shtetit, ndërsa një pjesë shumë e mirë e tyre nga donatorët, BE i cili akordoi 115 mln euro për shkollat dhe 40 mln euro për trashëgiminë.

Sot në çadra janë 157 familje, kryesisht në Durrës dhe në pjesën rurale të bashkisë Durrës, ndërkohë janë shpallur 49 mijë përfitues nga programi rindërtimit, rreth 39 mijë prej tyre janë DS1, DS2, DS3, dëmtime të lehta dhe mesatare dhe 10 mijë janë që përfitojnë shtëpi në bazë të aktit normativ numër 9 që ne hartuam për të avancuar prog e rindërtimit.

Shumica do jenë brenda korrikut, qershorit, do ketë tre lagje të mëdha që do përfundojnë deri në vjeshtë, Spitalla në Durrës, nga fondi i Abhu Dabi, pjesa tjetër që mbyllet në vjeshtë të vitit tjetër janë 5 maji dhe kombinati që praktikisht janë poliqendra të reja”, tha Ahmetaj.