Rikthimi i “Friends” e ka tashmë një datë

“Friends” po rikthehen dhe tashmë kjo është zyrtare! Ditën e sotme është publikuar traileri i shumëpritur i serialit me 6 yjet e tij, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. Ata shfaqen duke ecur krahë për krahë njëri-tjetrit nw video shoqëruar në sfond me këngën “I’ll be there for you”.

Gjithashtu “Friends: The Reunion” ka një datë për premierën dhe është shumë më shpejt nga ç’e mendonim. Seria e parë do të transmetohet në 27 maj në “HBO Max” dhe të gjithë fansat po e presin me entuziazmin më të madh.

Ndërkohë në listën e personazheve specialë që do i bashkohen serialit përfshihen: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.

Në lidhje me këtë rikthim reaguan edhe yjet e “Friends”, që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale trailerin e serialit.

“Është zyrtare! Premiera e “Friends: The Reunion” në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të lumtur se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në një postim.

“Kjo gjë nuk ndodh çdo vit, as çdo 10 vite apo 15 vite. Ndjehem shumë e bekuar që mu dha shansi të bashkohem me ‘Friends’ dhe ishte më mirë se kurrë”, ka shkruar Courteney Cox.

“Friends” e pati premierën për herë të parë në 1994 dhe u transmetua për 10 sezone në “NBC”. Vazhdon të jetë një nga serialet më të ndjekur në gjithë botën dhe fitoi një gjeneratë të re fansash pasi 236 episodet e serialit nisën të transmetoheshin edhe Netflix në 2015-n. “Friends” hoqën dorë më pas nga “Netflix” në vitin 2019 për t’ju bashkuar platformës “HBO Max” në 2020-n.