Rihanna në një pritje të ëmbël? Ja fotoja që trazoi rrjetin

Në rrjet po qarkullojnë fjalë së mund të ketë gjasa që Rihanna është shatëzanë me të dashurin e saj, reperin Asap Rocky. Por nuk është hera e parë që këngëtarja është përfolur për një shtatëzani. Në v...

Në rrjet po qarkullojnë fjalë së mund të ketë gjasa që Rihanna është shatëzanë me të dashurin e saj, reperin Asap Rocky. Por nuk është hera e parë që këngëtarja është përfolur për një shtatëzani.

Në vitin 2019 qarkulluan të tilla thashetheme por artistja i hodhi poshtë këto fjalë në një intervistë për “Vouge” ku tha se “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di… planin e Zotit”.

Rihanna u shfaq në ceremoninë e inaugurimit në Barbados me një fustan ngjyrë portokalli me shkëlqim, të ngushtë mbas trupit ku i dallohej dhe barku i rrumbullakosur. Ajo e kombinoi fustanin e plotë me gërsheta dhe shtoi taka të shkurtra për t’iu përshtatur veshjes.

Kaq iu desh fansave të postonin aludimet e tyre nëpër “Twittwr” së ylli i muzikës pop po pret një fëmijë nga partneri saj. Shumica e njerëzve u shprehën se sa të lumtur ishin për çiftin ndërsa disa prej tyre bënin meme gazmore për situatën.