Riatdhesohen nga Siria 3 gra dhe 9 fëmijë

3 gra dhe 9 fëmijë janë riatdhesuar nga Siria gjatë një operacioni nga Antiterrori.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se prej disa ditësh disa oficerë kanë punuar për nxjerrjen e tyre nga kampet Al-Hol dhe Roxh.

Në vitin 2020 u riatdhesuan pesë shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2019 u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili tashmë i është kthyer jetës në Itali pranë familjes së tij.