Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, ish-myftiu i Tiranës: Rreziku nga ekstremizmi, KMSH nuk ka kontroll mbi 10 xhami

Riatdhesimi i 19 shqiptareve nga kampi Al-Hawl (Al-Hol) në Siri , prej të cilëve 14 fëmijë dhe 5 gra, është vlerësuar si një akt shumë pozitiv nga ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Gurra ja vë theksin&...
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, ish-myftiu i Tiranës: Rreziku nga ekstremizmi, KMSH nuk ka kontroll mbi 10 xhami
Foto: Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, ish-myftiu i Tiranës: Rreziku nga ekstremizmi, KMSH nuk ka kontroll mbi 10 xhami

Riatdhesimi i 19 shqiptareve nga kampi Al-Hawl (Al-Hol) në Siri , prej të cilëve 14 fëmijë dhe 5 gra, është vlerësuar si një akt shumë pozitiv nga ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Gurra ja vë theksin  rehabilitimit të plotë të tyre por edhe integrimin në shoqëri, duke patur parasysh se disa prej fëmijëve të kthyer nuk njohin as gjuhën shqipe.

Për ish-myftiun e Tiranës, nuk duhet të harrohet kjo ngjarje e rëndë ku shqiptarët u keqpërdorën në akte terroriste. Ndërkohë që ende në Siri ka shqiptarë, kryesishtë të mitur dhe gra që presin të largohen nga ferri i kampit Al Hawl.

“Janë edhe disa persona të tjerë që presin të riatdhesohen”.

Ish-myftiu i Tiranës, bën me faj edhe bashkësinë fetare mysliamane, pasi sipas tij nuk kanë në kontroll të gjitha xhamitë, dhe predikuesit në këto objekte kulti, duke u bërë kështu një rrezik potencial për ekstremizëm.

Gjatë vitit 2020 në Shqipëri janë riatdhesuar edhe 5 shtetas të tjerë, Floresha Rasha me tre fëmijët dhe Endri Dumani. Ndërkohë që më herët u riatdhesua edhe Alvin Berisha. Sipas autoriteteve, luftës së ISIS i janë bashkuar 140 shqiptarë./Klannews