Reshjet e shiut në vend/ Balluku: Do të shesim energji elektrike

Ndryshimi i situatës meteorologjike ka sjellë përmirësim të dukshëm të nivelit të prurjeve në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës, por dhe në dy liqenet e tjera, ndërsa parashikimet janë që reshjet të vijojnë dhe rrjedhimisht dhe niveli i ujit në hidrocentrale të rritet. Situata është aq optimiste sa që Ministria e Energjetikës po mendon që të nisë eksportin e energjisë elektrike ose ta shkëmbejë ata me Kosovës.

“Po tregohemi të kujdesshëm, po punojmë me 4 agregatë, por nga ana tjetër do të na duhet që të shikojmë si do ta menaxhojmë, pasi prurjet do të jenë gjatë ditës së nesërme dhe do të vazhdojnë deri në datën 23. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos pasur shkarkime. Duhet të shkëmbejmë energji me Kosovën ose do dalim edhe në treg për të shitur.”

Ditën e sotme niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 268 metra.

Por optimiste në krah të Kryeministrit Rama, Ministrja Balluku që mbulon dhe sektorin e Energjetikës dhe atë të infrastrukturës është dhe për përfundimin e investimit në aksin Orikum-Dukat që e inspektuan këtë të premte.

“Ky projekt do të mbarojë para Marsit 2024 pasi ecuria ka qenë e mirë”.

Në segmentin afro 15 km të gjatë është kryer gati 70 përqind e punimeve.

Kjo vepër po bëhet ne Partneritet Publik Privat dhe janë disa vepra inxhinierike të parashikuara, përfshirë 3 ura.