Reshjet e shiut në vend, ARRSH: Përdoruesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, që në disa zona kanë qenë me intensitet më të lartë. Nga raportimet bëhet me dije se nuk ka probleme, pasi reshjet nuk kanë shkaktuar përmbytje. Po ashtu dhe...
Reshjet e shiut në vend, ARRSH: Përdoruesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë
Foto: Reshjet e shiut në vend, ARRSH: Përdoruesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, që në disa zona kanë qenë me intensitet më të lartë. Nga raportimet bëhet me dije se nuk ka probleme, pasi reshjet nuk kanë shkaktuar përmbytje.

Po ashtu dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha segmentet janë të hapura dhe nuk janë shënuar probleme.  

Kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve dhe inerteve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, sqaron ARRSH.

Ndërkohë sipas parashikimeve pritet që reshjet e shiut të vijojnë dhe nesër, e më pas mund të ketë përmirësim të motit.