Reshjet e shirave/ ARRSH njofton gjendjen e rrugëve problematike

ARRSH njofton se reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Në Llogara si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie gurësh dhe degë pemësh në trup të rrugës
Kontraktori i mirëmbajtjes me mjete dhe me punëtorë ka bërë pastrimin.


Vazhdon puna për pastrimin në të gjitha akset për të siguruar qarkullim normal.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Ndersa në aksin Lozhan – Moglicë për shkak të reshjeve të shumta ka pasur vërshim të materialeve inerte prej përrenjve malorë mbi trupin e rrugës. Kontraktori i cili ishte në gatishmëri prej fillimit të reshjeve ka ndërhyrë me mjete të rënda dhe rruga është hapur menjëherë./ Përgatiti Apel.Media