Reshje shiu dhe dëbore në javën që vjen/ Njihuni në cilat zona bie fjolla e parë e borës

FOTO ILUSTRUESE


Java e ardhshme do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik. Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.
Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme. Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së henës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh. Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje debore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë perveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.
Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.