Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit dhe temperaturat për ditën e sotme

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

Reshjet
Sot (e enjte, dt. 21) priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje të dobëta por lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Në veri të vendit, sot reshjet priten të jenë në formë dëbore në lartësitë 300 mbi nivelin e detit.

Temperaturat
Sot (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.