Replikat mes një të riu dhe Ramës në Durrës

Kryeministri Rama ka shkuar në Durrës në zonën e plazhit, për të parë nga afër  vazhdimin e fazes së parë të rindertimit të 1859 apartamenteve të dëmtuara nga termeti i 26 Nentorit. Ky proces do përfu...
Replikat mes një të riu dhe Ramës në Durrës
Foto: Replikat mes një të riu dhe Ramës në Durrës

Kryeministri Rama ka shkuar në Durrës në zonën e plazhit, për të parë nga afër  vazhdimin e fazes së parë të rindertimit të 1859 apartamenteve të dëmtuara nga termeti i 26 Nentorit. Ky proces do përfundoj në fillim te marsit.

Duke qenë se ka mungesa të theksuara të punëtorëve për të rindërtuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti ai thotë se punetorët do marrin dyfishin e pagës madje duke kombinuar punetorët e bashkisë me ato të huaj.

Ndërkohë pati replika me një të ri të papunë. Rama i afrohet një të riut në kafe duke i ofuar punë si punëtor krahu në ndërtim. Por ai i kundërpërgjigjet duke i thënë që ka shkollë.

Rama: Hë mo çuna, po rrini, pa punë?
Të rinjtë: Pa punë.
Rama: Po ja ku ka punë, pse nuk shkoni?
Të rinjtë: Në ndërtim?
Rama: Pse çfarë do ti?
I riu: Kam mbaruar shkollën?
Rama: A ke mbaruar shkollën, jurist.