Reperi shqiptar takohet me Bill Clinton: Jam i nderuar që e kam pasur pjesë të albumit tim

Gashi është një nga shqiptarët më të njohur ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta në karrierën e tij.

Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e tij dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare.

Ndërkohë së fundmi ai ka takuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa duket se po bisedojnë.

Jam i nderuar që kam pasur këtë njeri të luajë saks në albumin tim 1984”, ka shkruar Gashi krahas fotove.

Kujtojmë se më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.