Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, regjistrimet në arsim ranë me 4.1% më 2023

Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla shënoi rënie të shpejtë në vitin shkollor 2022-2023, duke reflektuar pakësimin e popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. INSTAT raportoi sot...
Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, regjistrimet në arsim ranë me 4.1% më 2023
Foto: Rënia e lindjeve dhe emigracioni zbrazin shkollat, regjistrimet në arsim ranë me 4.1% më 2023

Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla shënoi rënie të shpejtë në vitin shkollor 2022-2023, duke reflektuar pakësimin e popullsisë nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë.

INSTAT raportoi sot se, në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554.222 nxënës dhe studentë, me ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-’22.

Në vitin shkollor 2022-2023, u regjistruan në arsimin zyrtar 554,222 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,1%, krahasuar me vitin shkollor 2021-22.

Në vitin shkollor 2022-23, numri i nxënësve të arsimit 9-vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik arriti në 267,267 studentë, e një rënie vjetore 4%.

Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95.845 nxënës, duke shënuar një ulje prej 7,4%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Në vitin 2022-23, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,5%.

Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel në tre vitet e fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,7%).

Në vitin shkollor 2022-23, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.388, ndër të cilët 77,4% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,5 dhe në atë privat është 14,4. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9-vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,2 dhe në atë privat 7,8. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.357 prej të cilëve 69,8% janë gra.

Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 11,9 në arsimin publik dhe 9,3 në atë privat.

Në vitin akademik 2022-23, numri i studentëve që vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë arriti 121.352, duke shënuar ulje prej 2,0%, krahasuar me 2021-22.

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 74,9% të numrit total të studentëve.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2022-23, marrin pjesë 71.248 studente femra, ose 58,7% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 71.192 studentë duke shënuar një ulje prej 2,3%, krahasuar me 2021-22.

Në vitin akademik 2022-23, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët duket të preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Ndërsa fusha më pak e preferuar është “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” ku janë të regjistruar vetëm 2,6% e numrit gjithsej të studentëve.

Analizuar për secilën fushë studimi, krahasuar me vitin e kaluar akademik, uljen më të madhe të numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë e kanë fushat “Arte dhe shkenca humane” me 16,9% dhe “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 10,9%.

Ndërsa fushat “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” dhe “Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit” paraqesin rritjen më të madhe të numrit të studentëve me përkatësisht 12,2% dhe 9,9%./Monitor