Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm është rritur në dy orët e fundit.
Sipas informacioneve janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre viktima të tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës familje.
Aktualisht janë nxjerrë dy trupa të pajetë, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e trupit të tretë.
Numri i viktimave të tërmetit fatkeqësisht ka shkuar në 31 persona, ndërkohë që mësohet se dhe dy të tjerë, që janë në një gjendje kritike për jetën, pritet të transportohen drejt italisë për një mjekim më të specializuar./apel.media