Rektori i Universitetit Mesdhetar Adrian Civici promovon librin “Mashtruesit Financiarë”, nga Ponzi te Madoff

U promovua në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, libri “Mashtruesit Financiare – nga Ponzi te Madoff”, me autor, Akademik. Prof Dr. Adrian Civici. Mes ekspertësh të fushës dhe dhjetra të ftuarve libri mori disa vlerësime.

“Financat lindën bashkë me shtetin dhe në gjithë këtë ka edhe një bashkëudhëtar të keq, bashkëudhëtari i keq janë mashtruesit financiarë të cilët kanë lindur bashkë me financat dhe paranë. “Pikërisht ky libër sjell një rrugëtim nga lindja e mashtruesve të parë financiarë të cilët shpesh e kanë mbajtur veten edhe për gjeni, ndonëse fundi i tyre ka qenë i tmerrshëm.

Ky bashkëudhëtim është bashkëudhëtim i individëve, por nga ana tjetër ka dicka të dhimbshme sepse mashtruesit janë pak ndërsa të mashtruarit janë shumë. Libri sjell lindjen e këtyre mashtrimeve një mori skemash të cilat kanë prekur një numër të madh njerëzish”, u shpreh themeuluesi i Universitetit Mesdhetar Akdemik, Prof. Dok, Anastas Angjeli.

Ai shtoi se libri ka vlerat e veta historike, shkencore dhe humane që trajton një çështje të rëndësishme që lidhet me kulturën dhe edukimin financiar. Mungesa e një edukimi financiar i bën njerëzit që të mashtrohen, të bien pre e këtyre skemave. Detyra jonë, veçanërisht e shkollave dhe Universiteteve është të shpërndajë sa më shumë mesazhe për këtë fenomen. Dhe ky libër shërben pikërisht për këtë qëllim”, u shpreh themeluesi i UMSH-së Anastas Angjeli. Profesor Përparim Kabo bëri një analizë të librit duke u ndalur në profilin antropologjik të atyre individëve që kanë ndërtuar skemat e mashtrimit, pra pikërisht mashtruesve financiarë.

Recensuesi tjetër për libri bankier me shumë përvojë, skeretar i Shoqatës së Bankierëve, Spiro Brumbulli, vlerësoi librin duke nënvizuar se rasti i Shqipërisë me skemat piramidale i trajtuar në libër është një rast unik, futur tashmë në historinë botërore për vetë përmasat që mori për një vend kaq të vogël. “Profesor Civici përshkruan personazhin por të përmbledhur në atë ccka na intereson në ekonomistëve në transaksionet, duke bërë të mundur që në 60 rastet e përshkruara të kuptojmë cfarë ndodh me mashtrimin në mënyrë sintetizuese, kupton sesa mënyra të pafundme ka,por edhe si shoqëria gjendet përballë këtyre fenomeneve”, tha Brumbulli.

Ai shtoi se është e rëndësishme që ekonomistët të shkruajnë dhe të prodhojnë duke përgëzuar autorin për librin dhe kontributin. Rektori i Universitetit Mesdhetar, autori i librit Pr. Dr Adrian Civici u shpreh se zanafilla e librit nisi nga një artikull për Njuton, i cili vdiq I varfër pasi megjithëse ishte shkencëtar i humbi të gjithë lekët në një skemë piramidale. “Dhe kur e pyetën si ka mundësi që kjo i ndodhi, Njutoni u shpreh se mbase ishte i aftë të kuptonte ligjet por mbase nuk kishte qenë aq i aftë sa të kuptonte mendjen njerëzore përballë parasë. Ky ishte ngacmimi i parë”, u shpreh Civici.

Ai shtoi se vështirësia më e madhe ishte ndarja e këtyre personazheve dhe sugjestionimit që ata prodhojnë me mesazhin që në fakt përcjell ky libër ku edukimi financiar shihet si domosdoshmëri për të mos rënë pre e këtyre viktimave. Unë e shoh si një manual publicistik të pjesës së edukimit financiar dhe monetare që ne të jemi të kujdesshëm nga të gjithë llojet e formave të mashtrimit dhe përfshirjes, përballë parasë së lehtë, parasë së shpejtë dhe parasë pa mund e cila të bën menjëherë të pasur”, tha Civici.