Zbulohet se Edy Reja dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, kanë arritur të bien dakord për rinovimin e kontratës. Pas një dreke që patën me njëri-tjetrin, palët kishin dëshirën për të bashkëpunuar dhe për ta ngritur sa më lart kombëtaren tonë.
Firma pritet të hidhet më 20 Janar, ku trajneri do të rinovojë me një kontratë 2+2 dhe pritet të përfitojë një shifër të kënaqshme prej rreth 300 mijë € në sezon. /apel.media