Reja: Nuk duhet të fluturojmë, por të sakrifikojmë

“Ne kemi kërkuar që të shënonim dhe dominonim qysh në fillim, duhet të bënim mirë që në start, ndoshta taktikisht nuk ishim mirë. E vështirë të luash kundër tyre, sepse janë një skuadër fizike, nuk është e lehtë të fitosh këtu. Hungaria është një skuadër e vështirë, jam i lumtur që ia dolëm. Jemi në lojë për vendin e dytë dhe do kërkojmë mundësitë tona.

Uzuni dhe Cekiçi, sa i kënaqur? Jo vetëm këta, të gjithë lojtarët bënë mirë, sepse kanë karakteristika të ndryshme. Cikalleshi u inpenjua, Uzuni po. Kishim tri raste të pastra dhe nuk duhet të vuanim kaq shumë. Sot doja lojtarë teknikë në kontrollin e topit. Doja që të kishim presion në sulm. Ia arritëm dhe ndeshjen e bëmë ne, ka ndryshuar mentaliteti. Mund ta sulmojmë kundërshtarin, kur jemi mirë ia dalim, por konkretizimi duhet të ishte më shpejt.

Kjo skuadër më bind. Tani nuk ka nevojë të kemi mendjen e madhe, duhet të punojmë. Kemi Poloninë dhe Anglinë para, në këtë ekip ka ndryshuar mentaliteti dhe kjo është ajo që duhet. Ka një rritje të madhe, kjo pjekuri do na shërbejë. Ky ekip ka besim te aftësitë e veta, nuk duhet të fluturojmë, por të sakrifikojmë”.