Sizimologu shqiptar Rrapo Ormeni, ka komentuar tërmetin që goditi shtëpinë në mëngjesin e ditës së martë.
Sipas tij, tërmete të tilla ndodhin një herë në 100 vjet.
Në një prononcim për A2, Ormeni zbuloi se pas tërmetit 6.4 ballë që la pas të paktën 31 viktima dhe mbi 600 të plagosur, janë regjistruar dhe 520 pasgoditje.
“Tërmetet nuk parashikohen, por nga vijueshmëria e pasgoditjeve mendojmë se nuk do të ketë tjetër tërmet të madh. Tërmete të kësaj madhësie ndodhin çdo 100 vjet zakonisht.
Edhe gjatë natës së mbrëmshme ka pasur pasgoditje, por kanë qenë më të vogla se 4. Ishte tërmet historik sa i përket madhësisë dhe dëmeve njerëzore e materiale. Mund të themi që aktiviteti në atë zonë po shuhet, duke u nisur nga pasgoditjet që po vijojnë. Por, një tërmet i kësaj madhësie, do të sjellë edhe pasgoditje në ditët në vijim, por që nuk do të shkaktojnë dëme. Është thjesht çlirim energjie sizmike”,- shpjegoi sizmologu./apel.media