Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit. Vendimi erdhi për shkak se nuk arriti të justifikojë pasurinë dhe kishte udhëtuar në makinë me dy persona me precedentë penalë.
Menjëherë pas dhënies së vendimit, Muçi ka dhënë një prononcim për mediat. Ai deklaroi se nuk do të largohet nga zyra, pasi do të vijojë me detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Mëkati im i vetëm është që kandidova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi im nuk prek pozicionin tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Në momentin që kam humbur statusin e prokurorit KPA nuk ka pasur më kompetencë për të shqyrtuar çështjen time. Mbarimin e mandatit tim e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese”,- tha Muçi për mediat./apel.media