Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes me OSBE-në.
Gjiknuri tha se presin propozime konkrete nga Partia Demokratike, pasi deri tani ka pasur vetëm deklarata politike.
“Nga PD-ja ne presim të vijnë me propozime konkrete në procesin e Reformës Zgjedhore.
Duam të shohim propozime të shkruara. Nuk kemi parë asgjë përveç deklaratave politike. Prezenca e saj në tryeze është e mirëpritur”,- deklaroi Gjiknuri./apel.media