Aplikacioni i ri i Microsoft kombinon Word, Excel dhe PowerPoint në një të vetëm.

Në vend që të përdorni aplikacione veçmas për dokumentet Word, Excel dhe PowerPoint, versioni eksperimental i aplikacionit të ri publikuar tashmë, i bashkon në një të vetëm të treja. Microsoft sjell a...

Në vend që të përdorni aplikacione veçmas për dokumentet Word, Excel dhe PowerPoint, versioni eksperimental i aplikacionit të ri publikuar tashmë, i bashkon në një të vetëm të treja. Microsoft sjell aplikacionin më të ri I cili mund të rezultojë shumë i rëndësishëm për këdo që përdor Office në lëvizje.

Aplikacioni Office ka edhe funksione të avancuara si fotografimi i një dokumenti dhe shndërrimi i tij në një dokument Word të editueshëm.

Aplikacioni përmban Panelin e Aksionit, shumë efektiv për editim të dokumenteve në lëvizje. Microsoft thotë se me të mund të krijoni dhe editoni dokumente PDF nga ekranet e vogla të smartfonëve, si dhe funksionet e shpërndarjes janë thjeshtuar dhe përmirësuar më tutje. Aplikacioni Office është i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play dhe Apple iOS tashmë, por nuk dihet se kur do të dalë versioni përfundimtar.

/old.apel.media