Reforma në drejtësi, Gogu: SPAK s’po ndikohet nga asgjë

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu tha se PS do të vijojë ta mbështesë pa kushte reformën në drejtësi, pavarësisht kostove.

Sipas tij tashmë ka ardhur koha dhe të gjithë jemi të barabartë nën ligjin.

“SPAK-u do të vazhdojë punën e vet, me çfarë shoh unë as nuk janë të përfshirë fare me këtë zhurmën politike.

Po vazhdojnë punën e vet. Unë besoj që ju do ta shikoni që vetëm do ta forcojnë zbatimin e ligjit.

Unë di shumë mirë që çfarë do të ndodhë në këtë vend është që ligji do të zbatohet deri në fund, çfarëdo të them unë apo kushdo tjetër,” – u shpreh Gogu.