Referendumi serb në Kosovë shkakton tension/ Reagojnë krerët: Shkelje e kushtetutës!

Në Kosovë situata është tensionuar për shkak të referendumit serb për ndryshime kushtetuese që do të mbahen të dielën. Kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca kundër...
Referendumi serb në Kosovë shkakton tension/ Reagojnë krerët: Shkelje e kushtetutës!
Foto: Referendumi serb në Kosovë shkakton tension/ Reagojnë krerët: Shkelje e kushtetutës!

Në Kosovë situata është tensionuar për shkak të referendumit serb për ndryshime kushtetuese që do të mbahen të dielën.

Kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca kundërshtuan mbajtjen e referendumit, për të cilën thanë se shkel kushtetutën.

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore më herët gjatë ditës, të cilët disa orë më parë bënë thirrje që Kosova të mbajë referendumin për pakicat serbe.

Kryeministri Kurti nuk dha detaje për mbarëvajtjen e takimit, por lajmëroi seancë të jashtëzakonshme parlamentare të shtunën.

Të premten, delegacionet diplomatike të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë e Francës u shprehën të keqardhur përmes një deklarate të përbashkët, pasi Kosova nuk lejoi hyrjen në vend të misionit vëzhgues të OSBE-së për mbarëvajtjen e referendumit.

Kryeministri Kurti u shpreh se referendumi do të mund të mbahej vetëm përmes postës dhe zyrës serbe ndërlidhëse në Prishtinë, kjo pasi kreu i ekzekutivit vlerësoi se mbajtja e referendumit cenon sovranitetin e Kosovës.

Serbia përmes një reagimi të presidentit Vuçiç paralajmëroi Kosovën se nëse nuk hapen kutitë e votimit për pakicat serbe do të ketë pasoja të rënda për Prishtinën.

Në 16 janar, Serbia do të mbajë një referendum për ndryshimet kushtetuese lidhur me organet gjyqësore që do të çonte përpara perspektivën evropiane të vendit.