Receta moderne për fundvit, gjel deti i mbushur me salçiçe dhe pançetë

Linda Fishta ishte pjesë e panelit në “Ftesë në 5”, ku bashkë me Frederika Muçon, Olesia Leçon dhe Migena Kikën diskutuan përgatitjet që bëjnë amvisat shqiptare gjatë këtyre ditëve festive.

Përpos recetës së bakllavasë libaneze, Linda ndau me ndjekësit e “Ftesë në 5” një recetë moderne të përgatitjes së gjelit të detit.

Receta në fjalë përmban salçiçe, gështenja, pançetë, qepë dhe erëza të ndryshme, duke e lënë jashtë loje përsheshin e famshëm që përgatitet në këto raste. Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme./apel.media