Në Spanjë raportohet se nëse Real Madrid dëshiron të rikthejë në skuadër lojtarin e huazuar tek Sociedad, Martin Odegaard, duhet të paguajë një shumë prej 4 mln €.
Norvegjezi po bind me paraqitjet e tij duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 5 asist, kështu që Zidane po mendon ta rikthejë sa më shpejt në skuadër yllin e tyre, pasi shumë skuadra të tjera ne Europë duket se po interesohen për shërbimet e lojtarit.
Odegaard është i huazuar tek Real Sociedad me një kontratë 2-vjeçare, dhe për t’u rikthyer në Madrid përpara përfundimit të kësaj kontrate, drejtuesit e Realit duhet të paguajnë një shumë prej 4 mln €. /apel.media