Paris Saint-Germain po bën të pamundurën që Kylian Mbappe mos të ikë tek Real Madrid.
“Le Parisien” raporton se kampionët e Ligue 1 janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit 20-vjeçar një kontratë të re që do ta vendosë atë në të njëjtin nivel page me yllin brazilian Neymar.
Mediat në Spanjë kanë bërë me dije se Florentino Perez ka shfaqur një interesim të madh për talentin francez i cili konsiderohet si objektivi kryesor për merkaton e verës.
Në rast se nuk rinovohet kontrata, “Goal” shkruan se Real Madrid gjatë merkatos së verës do të ofrojë plot 300 milionë euro për të rrëmbyer fenomenin e së ardhmes./apel.media