Reagon PD: KÇK pretendon të marrë kompetencat e SPAK

Gazmend Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, në një deklaratë për mediat përshëndeti ngritjen e SPAK, ndërkohë ai u shpreh se Rama bëri show sot me KÇK-në, pasi kjo e fundit ka për qëllim vetëm marrjen e kompetencave të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Krijimi i sturkturës së SPAK është mekanizmi i duhur për t’i dhënë fund  zyrtarëve të korruptuar.

Partia Demoktartike mbështet ngritjen e SPAK, që qeveria bëri gjithçka për tre vjet për të penguar.

LIGJI “RKÇK, (Rama Kap ÇA T’KAPËSH) nuk ka asnjë masë të re kundër kapjes së krimit. E vetmja e re e ligjit RKÇK është marja e kompetencave të SPAK dhe Byrosë Kombtare të Hetimit.

Rikthimi i modelit të shtetit policor, është tentativë e qartë për të ndërhyrë në punës e SPAK  dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre”,- tha  Bardhi. /apel.media