Reagon PD/ 120 milion euro në buxhetin e 2020, favorizojnë oligarkët e Ramës

Buxheti i miratuar sot në komisionin parlamentar të ekonomisë, i cili më pas pritet të shkojë në Parlament për miratimin e deputetëve, është denoncuar nga Partia Demokratike, si buxheti i oligarkisë dhe jo i popullit apo interesit social.

Dorian Teliti, këshilltar ekonomik i PD, në një deklaratë nga foltorja e partisë,  tha se janë 120 milion euro për koncensionet e oligarkëve të dhëna atyre pa garë e pa transparencë, në kundërshtim me interesin publik.

“Kjo është qeveria e vetme tha Teliti, pa politik zhvillimore dhe lehtësuese për qytetarët”.  Teliti denoncoi faktin se Ministrja e Financave Anila Denaj, i shërben oligarkëve të Ramës dhe jo popullit . Sipas PD ky është buxheti i thekllimit të varfërisë . Nnuk ka rritje pensionesh për 650 mijë pensionistët. Por vitin e ardhshëm, 120 milion eurot,  Rama ia jep miqve oligark duke i shkaktuar vendit kosto të larta sociale./ apel.media