Reagon Komisioni i Venecias/ A do të kemi një opinion për Gjykatën Kushtetuese?

Ambasada e SHBA-së bëri një sugjerim gjatë ditës së sotme, për ta çuar debatin e Kushtetueses në Komisionin e Venecias.

Gazetari i “News24”, Ergys Gjençaj i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku epyet ‘nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese?’.

Komisioni të Venecias përmes përgjigjes së tij në e-mail, ka pranuar t’a trajtojnë çështjen. “Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë.”/apel.media