Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar në rrjetin social facebook , pasi ka nisur operacionin e shembjeve në Unazën e re .
IKMT njofton se : “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, – thuhet në njoftim, – për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I.
Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga Policia e Shtetit,” përfundon njoftimi i IKMT./apel.media