Rastet në rritje me COVID-19/ Paralajmëron ekspertja e ISHP:Nuk përjashtohet një valë e re infektimesh

Rastet me COVID-19 janë shtuar ditëve të fundit në vendin tonë. Ekspertja e ISHP, Rovena Daja, në një pronocim për media u shpreh se numri i rasteve në rritje është një trend që po ndiqet në të gjithë...
Rastet në rritje me COVID-19/ Paralajmëron ekspertja e ISHP:Nuk përjashtohet një valë e re infektimesh
Foto: Rastet në rritje me COVID-19/ Paralajmëron ekspertja e ISHP:Nuk përjashtohet një valë e re infektimesh

Rastet me COVID-19 janë shtuar ditëve të fundit në vendin tonë.

Ekspertja e ISHP, Rovena Daja, në një pronocim për media u shpreh se numri i rasteve në rritje është një trend që po ndiqet në të gjithë Rajonin. Arsyet sipas saj janë eventet e fundit që janë zhvilluar dhe ardhja e turistëve të huaj.

Daja theksoi se ka rënë interesi i personave që kërkojnë të vaksinohen. Por duke parë rastet në rritje të ditëve të fundit, ka pasur kërkesa të shtuara, kryesisht nga moshat e thyera që bëjnë dozat e treta ose të katërta dhe të rinjtë.

Sipas mjekes, nuk përjashtohet mundësia që të ndeshemi sërish me valë të tjera infektimesh, por megjithatë, sipas saj, mutacionet e ardhshme priten të jenë më të moderuara dhe me fuqi infektimi më të vogël.