Raste të tjera të hepatitit të raportuara tek fëmijët në Britaninë e Madhe

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, 20 raste të tjera të hepatitit janë konfirmuar tek fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 222, që nga 2...
Raste të tjera të hepatitit të raportuara tek fëmijët në Britaninë e Madhe
Foto: Raste të tjera të hepatitit të raportuara tek fëmijët në Britaninë e Madhe

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, 20 raste të tjera të hepatitit janë konfirmuar tek fëmijët e moshës 10 vjeç e poshtë. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 222, që nga 25 maji. Nga këto raste, 158 janë në Angli, 31 në Skoci, 17 në Uells dhe 16 në Irlandën e Veriut.

Sipas Sky News, Dr Renu Bindra, këshilltar i lartë mjekësor dhe drejtor i incidenteve në UKHSA, tha: “Hetimet tona vazhdojnë të sugjerojnë një lidhje me adenovirusindhe ne po e eksplorojmë këtë lidhje, së bashku me faktorë të tjerë të mundshëm kontribues përfshirë infeksionet e mëparshme si COVID-19. Ne po punojmë me vende të tjera që po shohin gjithashtu raste të reja për të shkëmbyer informacione dhe për të mësuar më shumë rreth këtyre infeksioneve”.

Në javët e fundit, disa vende kanë parë një rritje të rasteve të hepatitit. Përhapja ka arritur edhe në Azi, pasi rasti i parë u raportua në Japoni më 21 prill.