“Raporti i Trendeve Globale” të UNHCR-së/ Numri i njerëzve që largohen nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut u rrit në rreth 82,4 milionë në vitin 2020, pavarësisht nga shpërthimi i pandemisë

Sipas Raportit të Trendit Global të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i njerëzve që ikin nga luftërat, dhuna dhe persekutimi në vitin 2020 tejkaloi në mbi 82 ...
“Raporti i Trendeve Globale” të UNHCR-së/  Numri i njerëzve që largohen nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut u rrit në rreth 82,4 milionë në vitin 2020, pavarësisht nga shpërthimi i pandemisë
Foto: “Raporti i Trendeve Globale” të UNHCR-së/ Numri i njerëzve që largohen nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut u rrit në rreth 82,4 milionë në vitin 2020, pavarësisht nga shpërthimi i pandemisë

Sipas Raportit të Trendit Global të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i njerëzve që ikin nga luftërat, dhuna dhe persekutimi në vitin 2020 tejkaloi në mbi 82 milionë, përkundër pandemisë së koronavirusit.

Për të shpjeguar më mirë situatën e refugjatëve para bashkësisë ndërkombëtare, 20 qershori u shpall Dita Botërore e Refugjatëve në vitin 2001.

Në një takim të fundit në Romë, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, vuri në dukje abuzimin e migrantëve në rrugën e migrimit të paligjshëm të njohur si “rruga ballkanike”.

“Trajtimi brutal dhe me dhunë fizike i vendeve si Greqia, Qipro (Qipro Jugore) dhe Kroacia është i papranueshëm. Jemi të shqetësuar për këtë. Ua kam përcjellë këtë çështje vendeve përkatëse dhe Komisionit të Bashkimit Evropian”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Ai theksoi se duhet të ketë një vullnet më të fortë politik për të zgjidhur konfliktet që kanë detyruar largimin e njerëzve.

Sipas “Raportit të Trendeve Globale” të UNHCR-së publikuar në Gjenevë më 18 qershor, numri i njerëzve që largohen nga luftërat, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut u rrit në rreth 82,4 milionë në vitin 2020, pavarësisht nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Ky numër, i cili në fund të vitit 2019 ishte tashmë në një nivel rekord me 79,5 milionë njerëz, u rrit me 4 për qind vitin e kaluar.